![]() |
![]() Submitted By Koço
Added on 6 June, 2008 InspirationJEMI TË HUAJ by Ledina Çelo Në këtë qytet, kam kohë që s'jam parë, e huaj jam, për këtë nuk kam faj, ish natë pa hënë atëherë kur ne u ndamë, dhe u harruam se koha s'të fal Unë ika larg të mos kthehem kurrë, gjithçka të harroj, të t'harroj edhe ty, tani më lutesh, ke një peng ti në shpirt, t'a kthejmë të shkuarën, oh sa çudi, e jotja unë të jem përsëri Jo nuk të dua, është tepër vonë tani, tepër vonë, jemi të huaj, i dashur...vonë, zemra u ftoh, zemra u ftoh Unë e pranoj një puthje këtë natë, por gjithë magjinë që ma fale ti, kohën s'e kthejmë dot pas, të dy ne e dimë, kujtimi mbetet veç si një stoli Jo nuk të dua, është tepër vonë tani, tepër vonë, jemi të huaj, i dashur...vonë, zemra u ftoh Zjarri u shua, në shpirtin tim, thellë përgjithmonë, të ndjej të huaj, është tepër vonë, zemra u ftoh ![]() ![]() |
![]() |

1





0




Koço







